Një aksident i ndodhur një ditë më parë në Koterr të Lezhës nga përplasja e një motori me zetor, përfundoi tragjikisht.
Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës në Tiranë, drejtuesi i motoçikletës Francesk Mazogaj 30 vjeç.
I riu mori plagë të rënda nga përplasja me zetorin dhe pavarësisht përkujdesjes se bluzave të bardha ai nuk mundi të mbijetojë.
Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e zetorit, Gasper Daija.



