Një person rreth 46 vjeç është gjetur i vdekur në banesën ku banonte me qira në Lezhë.
Fatos Zyka mendohet të ketë ndërruar jetë tre ditë më parë, ndërsa ende nuk dihet shkaku i vdekjes.
Ai banonte vetëm në një shtëpi private me qira në lagjen '11 Janari' prej 1 viti, pasi ka qenë i ndarë nga familja.
Fqinjët lajmëruan policinë pasi nuhatën aromën e rëndë që vinte nga banesa e Zykajt.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me rastin.



