Shisnin kokainë dhe kanabis/ Arrestohen tre të rinj në Dhërmi

Shisnin kokainë dhe kanabis/ Arrestohen tre të rinj në Dhërmi

Tre persona janë arrestuar nga policia në Dhërmi për trafikim të lëndëve narkotike e llojit kokainë dhe kanabis.

Policia e Himarës thotë se tre të rinjtë të cilët posedonin lëndë narkotike, e shisnin atë te vendi ku punonin.

Me këtë rast raportohet se janë arrestuar K. K., 25 vjeç, A. Sh, 19 vjeç dhe I. U., 21 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ata u kapën me 100 doza të gatshme për t’u shitur, kokainë dhe kanabis në Dhërmi.

Njoftimi i policisë/ Dhërmi, Himarë

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas që e posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

Sekuestrohet lënda narkotike kokainë dhe kanabis e ndarë në doza, gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. K., 25 vjeç, A. Sh, 19 vjeç dhe I. U., 21 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një subjekt në Dhërmi, ku këta shtetas punonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe kanabis.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy