Britania deporton në Shqipëri 23 persona të dënuar për vepra të ndryshme

Britania deporton në Shqipëri 23 persona të dënuar për vepra të ndryshme

Britania ka deportuar në Shqipëri këtë të enjte 23 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sipas raportimeve të bëra nga mediat britanike, mes të deportuarve është një trafikant droge, një person i akuzuar për rrëmbin dhe një pedofil.

Gjithashtum në Shqipëri janë kthyer edhe persona, anëtarë të bandave të krimit të organizuar si dhe një person pa të drejtë qëmdrimi në Mbretërinë e Bashkuar. Ata po vuanin dënime që së bashku arrinin në më shumë se 72 vjet burg.

Ministrja e Brendshme Priti Patel tha se: “Këta individë janë përgjegjës për disa nga krimet më të tmerrshme, duke përfshirë përdhunimin, krimin e dhunshëm dhe shkeljet e rënda të drogës. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona dhe kanë lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve që kanë kryer. Kjo Qeveri do të përdorë çdo mjet të disponueshëm për të larguar shtetasit e huaj që kanë kryer krime kundër qytetarëve tanë dhe së fundmi ne kemi paraqitur Aktin e Kufijve për të ndihmuar në përfundimin e ciklit të kërkesave dhe apelimeve të minutës së fundit që mund të vonojnë largimet”, tha ajo.

Muajin e kaluar, 190 shtetas të huaj u larguan nga Mbretëria e Bashkuar me fluturime çarter dhe të planifikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy