Ditët e para të vitit 2025 kanë sjellë një fluks të lartë vizitorësh në fshatin Turistik të Dardhës.
Si pasojë e fluksit të lartë të automjeteve aktualisht ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve në rrugët e brendshme te fshatit turistik.

Siç raporton korrespondentja e MCN nga Korça, gjatë ditës së sotme është shënuar kulmimi i fluksit të vizitorëve duke shkaktuar kështu jo më pak raste bllokim të automjeteve si pasojë e numrit të lartë të mjeteve në qarkullim.
Policia po monitoron situatën dhe po kujdeset për të shmangur incidentet rrugore në aksin e mbingarkuar nga trafiku në Dardhë.



