Tiranë / Tre persona të paidentifikuar grabisin 10 milonë lekë ekonomistes së një firme

Tiranë / Tre persona të paidentifikuar grabisin 10 milonë lekë ekonomistes së një firme

Tre persona i dalin përpara makinës së një ekonomisteje të një firme private në Tiranë dhe i grabisin 10 milionë lekë, të cilat i kishte me vete.

Gjithçka ka ndodhur ditën e djeshme, ku rreth orës 12:30, në rrugën “Memo Meto”, tek ish “Restorant Durrësi”, ku tre persona të paidentifikuar, i kanë dalë para automjetit tip “Volksvagen”.

Në mjet ndodhej shoferi T. M., 31 vjeç, dhe ekonomistja e firmës “ADD- Albanian Distribution & Development”, e cila merret me distribucion, A. P., 33 vjeçe, ku të dyshuarit i kanë marrë kësaj të fundit, me dhunë shumën prej 10 milionë lekësh të vjetra.

Nuk dihet nëse të dyshuarit kanë qenë të armatosur, pasi të dëmtuarit kanë thënë se nuk kanë parë armë, por kanë deklaruar se janë dhunuar prej tyre deri sa u janë marrë paratë.

Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Dyshohet se autorët ishin në dijeni të lëvizjes së parave dhe kanë ruajtur momentin për të vepruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy