Policia e Vlorës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian.
Në pranga ka përfunduar Vaisi Hoxhaj, 39 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 5 vite e 10 muaj burg.
Ndalimi i tij u bë në zonën e quajtur “Pusi i Mezinit”.
Hoxhaj është shpallur në kërkim nga Interpoli i Romës Itali për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatat kriminale”, “Shfytëzim prostitucioni me dhunë” dhe “Kërcënim”.
Për keto vepra penale, Autoritetet e Gjykatës Catanzo Itali, e kanë dënuar shtetasin e lartpërmendur me 5 vite e 10 muaj burg.



