Vidhnin banesat në Firence, arrestohen 3 shtetas shqiptarë

Vidhnin banesat në Firence, arrestohen 3 shtetas shqiptarë

Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane, nën akuzën e vjedhjes në banesa të ndryshme në provincat toksane. Sipas mediave italiane, shtetasit shqiptarë janë arrestuar në Firence, ndërsa nga hetimet e kryera ka rezultuar se ata operonin kryesisht në Figline Inscisa, Greve në Chianti dhe në zonën e Arezzos.

Arrestimi i tyre u bë pas denoncimeve të shumta nga pronarët e banesa që binin pre e vjedhjes. Karabinierët e Firences nisën hetimet, duke analizuar pamjet e marra në qarqet e vëzhgimit me video si dhe fiksimin e targave të makinave që kryheshin vjedhjet.

Pas arrestimit, karabinierët ushtruan kontroll në banesën e tre të arrestuarve. Ata gjetën gjatë kontrolleve orë, çanta, pajisje elektronike, parfumë dhe 3 mijë euro. Në banesë është gjetur po ashtu edhe një 17-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se bashkëpunonte me tre bashkëkombësit e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy