
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Malësisë së Madhe.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një person.
Viktima është identifikuar me inicialet J. Reka, me detyrë oficer policie.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.12.2021, rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, mjeti tip benz me drejtues shtetasin E. Z., 32 vjeç, ka aksidentuar oficerin e Policisë J. R., 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Z. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



