Kërcënoi të atin se do e vriste me sëpatë, gjykata vendos shtrimin në psikiatri

Kërcënoi të atin se do e vriste me sëpatë, gjykata vendos shtrimin në psikiatri

Eduart Hoxha i riu i cili u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj babait dhe e kërcënoi se do ta vriste me mjete prerëse, sëpatë dhe thikë ka dalë përpara gjykatës së Durrësit.

35-vjeçari kundërshtoi me dhunë forcat e komisariatit të policisë, ndërsa u desh ndërhyrja e RENEA-për të neutralizuar situatën.

Gjyqtari i çështjes e ka cilësuar si ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim.

Si masë sigurimi personale shtrënguese caktoi “Shtrimin e përkohshëm në një spital psikiatrik”, parashikuar nga neni 239 i Kodit të Procedurës Penale.

Për ekzekutimin e këtij vendimi është ngarkuar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në bashkëpunim me policinë gjyqësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy