Një person është mbytur pak minuta më parë në ujërat e Lumit Mat, pranë Urës me Harqe.
Ende nuk ka informacion të saktë mbi identitetin e viktimës apo rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet.
Po punohet për identifikimin e personit dhe për të sqaruar dinamikën e plotë. Pritet njoftim zyrtar nga autoritetet.



