Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën katër persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 279 të tjerë.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (57 vjeç), Gjilan 1 rast (53 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç). Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 126 raste, Prizren 32 raste, Gjilan 16 raste, Suharekë 14 raste, Gjakovë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Podujevë 10 raste, Rahovec 9 raste, Vushtrri 8 raste, Lipjan 7 raste, Pejë 7 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Viti 3 raste, Ferizaj 2 raste, Junik 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Novobërdë, Obiliq dhe Skenderaj.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 54.261 raste pozitive, ndërsa 1.38 persona kanë humbur jetën.



