Policia Kufitare e Vlorës ka ndëshkuar me gjobë dy persona dhe ka bllokuar mjetet e tyre lundruese pasi duke lëvizur në afërsi të bregut rrezikuan pushuesit.
Drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi E. D., u ndëshkua me masë administrative në vlerën 500.000 lekë të rinj, si dhe me bllokimin administrativ të mjetit lundrues.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në sektor, në afërsi të Zvërnecit, në zonën e "Plazhit të Hidrovorit", konstatuan një mjet lundrues tip gomone, që lëvizte në mënyrë të paligjshme brenda perimetrit të sigurisë, pranë pushuesve.
Mjeti drejtohej nga shtetasi J. H. Nga verifikimet rezultoi se ai nuk dispononte dokumentacionin përkatës të mjetit lundrues.
Për shkeljet e konstatuara, ndaj tij u vendos masë administrative në vlerën 510.000 lekë të rinj, si dhe u bllokua administrativisht mjeti lundrues.



