
Një i ri nga Polonia ka rrezikuar të mbytet pasditen e sotme në Liqenin Artificial të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, te Liqeni Artificial i Tiranës, ku është futur në liqen dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet shtetasi polak F. M., 25 vjeç.
Mësohet se i riu polak është shpëtuar dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



