OFL zbret në Përmet e Gjirokastër, i kërkon burimin e pasurisë dy të dënuarve për vrasje

OFL zbret në Përmet e Gjirokastër, i kërkon burimin e pasurisë dy të dënuarve për vrasje

Operacioni Forca e Ligjit vazhdon operacionin e saj duke i kërkuar burimin e pasurisë dy të dënuarve nga Përmeti dhe Gjirokastra.

Bëhet fjalë për Përparim Muhametin dhe Barjam Boci, të dënuar për vepra të rënda penale të cilët duhet ti përgjigjen brenda 48 orëve pyetjeve të bëra nga OFL.

Përparim Muhameti banues në Përmet, është i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim.

Barjam Boci banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, në pesë raste.

Këta dy shtetas duhet ti përgjigjen me shkrim pyetjeve të OFL-së, përgjigjet e së cilës do ti dërgohen SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy