
Një tjetër pushues është mbytur paraditen e sotme në plazhin e Durrësit. Turisti boshnjak F.M., 70 vjeç u fut në det për t’u larë por nuk është ndjerë mirë dhe sipas dyshimeve të para ka pësuar arrest kardiak.
Policia e Durrësit thotë se kanë qenë pushuesit të cilët e kanë lajmëruar për një person të mbytur. Pavarësisht ndihmës së pushuesve të tjerë, i moshuari boshnjak nuk ka mundur të mbijetojë.
Ky është viktima e pestë në këtë sezon vetëm në plazhin e Durrësit.



