Përplasi me makinë 11-vjeçarin dhe tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes, arrestohet 53-vjeçari në Vlorë

Përplasi me makinë 11-vjeçarin dhe tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes, arrestohet 53-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 53-vjeçar me iniciale A.S., pasi duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një 11-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes

11-vjeçari pasi mori ndihmën e parë mjekësore, doli nga spitali.

Njoftimi i plotë : Vlorë/Informacion paraprak

Aksidentoi një të mitur, nuk i dha ndihmën e parë dhe tentoi të largohej nga vendi i aksidentit, Policia e Vlorës ndalon dhe shoqëron në komisariat, drejtuesin e automjetit.

Rreth orës 13:45, në afërsi të vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerëve”, shtetasi A. S., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas 11 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit të menjehershëm është ndaluar nga shërbimet e Policisë së Vlorës dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

11-vjeçari pasi mori ndihmën e parë mjekësore, doli nga spitali.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy