
Policia e Tiranës në raportin e 24 orëve të fundit, ka raportuar për katër aksidente të ndara, në zona të ndryshme në Tiranë.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë bërë të mundur arrestimin e katër shoferëve të përfshirë në këto aksidente.
- O. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. L., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;
- H. K., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;
- K. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Barrikadave, duke drejtuar motomjetin është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. A., 40 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 40-vjeçari dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
- A. T., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në dalje të parkimit te sheshi "Skënderbej" është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E. A., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë.



