
Të shtëna me armë drejt një 37 vjeçari, i identifikuar si Ardjan Kola, në qytetin e Lezhës kanë alarmuar banorët.
Sipas informacioneve të para, mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë Katedrales.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa bën me dije se “Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.”
Autori i plagosjes është identifikuar si shtetasi Aleksandër Dedgjonaj, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.
Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta, ndërsa mësohet se dy shtetasit kishin biznese pranë njeri tjetrit.



