Kishte mbjellë kanabis në mes të pyllit, arrestohet një person në Krujë

Kishte mbjellë kanabis në mes të pyllit, arrestohet një person në Krujë

Një person u vu në prangat e policisë së Krujës, pasi kishte mbjellë kanabis në mes të pyllit.

Komisariati i Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka finalizuar operacionin e koduar “Plant 3”. 

 Si rezultat i tij u arrestua shtetasi B. M., 53 vjeç, banues në Mukje, Krujë. 

Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në fshatin Mukje.

Gjatë kontrollit në disa ambiente të pyllëzuara të fshatit Mukje, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 65 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy