11 të vdekur nga koronavirusi në një ditë në Kosovë

11 të vdekur nga koronavirusi në një ditë në Kosovë

Brenda 24 orëve në Kosovë janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 77 vjeç), Podujevë 2 raste (84, 37 vjeç), Prishtinë 2 raste (76, 64 vjeç), Drenas 1 rast (90 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2.810 mostra të marra, nga të cilët kanë rezoltuar 202 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 52 raste, Podujevë 14 raste, Skenderaj 14 raste, Mitrovicë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Suharekë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 6 raste, Obiliq 6 raste, Pejë 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Novobërdë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit dhe Leposaviq.

Numri total i rasteve pozitive është 105.188 raste nga 533.764 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.173 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.841.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy