Trafikonin armë nga Shqipëria në Angli/ Gjendet pistoleta e fshehur në televizor, arrestohen dy persona

Trafikonin armë nga Shqipëria në Angli/ Gjendet pistoleta e fshehur në televizor, arrestohen dy persona

Policia e Shtetit ka zbuluar dhe goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Nga veprimet hetimore u identifikuan tre persona nga Shkodra si autorë të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. 

Dy prej tyre janë arrestuar, ndërsa për të tretin vijon puna për lokalizimin dhe kapjen.

Hetimet zbuluan se një pistoletë ishte fshehur në brendësi të një televizioni, me qëllim kalimin e saj jashtë vendit, drejt Anglisë.

Në kuadër të operacionit “Metoda” u vunë në pranga shtetasit Jurgen Suca dhe Segest Meti. 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri me silenciator, me destinacion Anglinë, nëpërmjet kamionit të një shtetasi i cili nuk kishte dijeni për armën që ndodhej në brendësi të televizorit.

Vijojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve pas dyshohet se kanë trafikuar dhe armë të tjera si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerëve të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy