Operacioni "Overseas", shkatërrohet grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali, pranga dy personave

Operacioni "Overseas", shkatërrohet grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali, pranga dy personave

Policia e Shteti ka goditur një rast të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku janë arrestuar dhe disa persona.

Një grup kriminal i trafikut të drogës është shkatërruar nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia italiane pas një hetimi me medota speciale që zgjati disa vjet.

Në kuadër të operacionit antikanabis të koduar "Overseas" u arrestuan dy organozatorët dhe financuesit e organizatës Autor Deda (alias Lesaj), 38 vjeç, banues në Lezhë dhe Dodë Prela, 53 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Lezhë.

Gjithashtu në kërkim u shpallën shtetasit R.M., 41 vjeç, banues në Kurbin dhe G.K., 47 vjeç, banues në Lezhë.

Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova, se në marrëveshje mes tyre shtetasit Dodë Prela dhe Autor Deda janë financuesit dhe organizatorët kryesorë të këtij trafiku.

Shtetasi R.M. ishte në rolin e personit që siguronte tregun e shitjes së lëndës narkotike në Itali, ndërsa shtetasi G.K. ka qenë në rolin e magazinuesit të lëndës narkotike.

Në rolin e transportuesit të arrestuar më parë janë shtetasit L.M., E.Z. dhe J.LL, të tre nga qarku Lezhë.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Materialet do t'i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy