Plagoset një tjetër shqiptar në burgjet greke

Plagoset një tjetër shqiptar në burgjet greke

Një i burgosur shqiptar dhe një grek kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një përleshje në burgun e Korydallos në Athinë. Sipas mediave greke, të plagosur kanë mbetur një shqiptar 27-vjeçar i cili ndodhej në burg pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe një grek 33-vjeç i cili ishte burgosur për vjedhje.

Mësohet se dy të burgosurit janë goditur me kabllo elektrike nga një grup tjetër të burgosurish për motive që nuk bëhen ende të ditura. Sherri ka ndodhur në zonën D të burgut. Të burgosurit e tjerë kanë nisur të gjuajnë me kabuj dhe me sende të tjera të forta grekun dhe shqiptarin.

Aktualisht të rinjtë janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Vetëm në muajt e fundit, në burgun e Korydallos janë regjistruar rreth 20 episode të ngjashme dhune. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy