“Mafia shqiptare, e pakontrollueshme”, mbërrin në Shqipëri drejtori i Antimafias italiane

“Mafia shqiptare, e pakontrollueshme”, mbërrin në Shqipëri drejtori i Antimafias italiane

Drejtori i Antimafias italiane, Maurizio Vallone ka mbërritur të martën në Shqipëri për një vizitë dy ditore. Aktualisht ai ndodhet në ambientet e Byrosë Kombëtare të Hetimit në një takim me shefen e BKH-së Aida Hajnaj. Burime bëjnë me dije se Vallone dhe Hajnaj do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi, mes dy institucioneve që ata drejtojnë. Kujtojmë se shefi i Antimafias italiane ka bërë vazhdimisht deklarata të forta sa i përket fuqizimit të grupeve kriminale shqiptare në Itali dhe Europë. Pak kohë më parë ai tha se mafia shqiptare është sofistikuar dhe është bërë e pakontrollueshme. “Mafia shqiptare është më e fuqishme ndër mafiet e huaja të pranishme në Itali. Ka ekskluzivitetin e partneritetit me mafian kalabreze “Ndrangheta” në trafikun e kokainës”, do të deklaronte Vellano. Më herët ai do ta konsideronte mafien shqiptare si të lidhur ngushtë me këtë organizatë të fuqishme kriminale në vendin fqinj. “Mafia shqiptare punon për mafien kalabreze “Ndrangheta”. Mafia shqiptare ka marrë në nënkontraktim nga mafia kalabreze menaxhimin e trafikut të drogës.” Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë bashkëpunim të ngushtë me autoritetet italiane, përfshirë Antimafian, teksa kjo e fundit ka asistuar edhe në trajnimin e agjentëve të BKH-së që nga krijimi i kësaj strukture.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy