Një i vdekur dhe 67 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Një i vdekur dhe 67 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Një i vdekur dhe 67 raste të reja është bilanci ditor i personave me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Në konferencën e sotme për media, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se ende nuk është gati raporti ditor i detajuar për gjendjen me pandeminë me Covid-19. Filipçe theksoi se deri më tani  gjatë 24 orëve të fundit prej 868 testimeve janë regjistruar 67 raste pozitive me koronavirus dhe është shënuar një viktimë.

Ai gjithashtu njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 25 raste të reja të rekuperimit të pacientëve me Covid-19 si dhe një viktimë.

Pas informatave të fundit nga ministri i Shëndetësisë, numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 2.382, prej të cilëve 1.624 janë shëruar kurse 141 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy