
Dhunimi i së resë Klea Prenga ka ndodhur në restorantin Akra Rooftop te zona e “Kodrës së Diellit” në Tiranë.
Nga kamerat e sigurisë dy motrat, Mariela dhe Antonela Berisha, vijnë e godasin me gotë qelqi, duke e çarë, teksa ajo ishte ne tavolinë me tre shoqe dhe një shok.
Pas dhunës teksa e godasin dy herë, ato largohen.
Ish-banorja e Big Brother, Antonela Berisha dhe motra e saj Mariela Berisha janë shpallur në kërkim nga policia.
Mësohet se shkak për dhunën është bërë një lidhje e dyshuar mes Klea Prengës dhe bashkëshortit biznesmen të Mariela Berishës.



