
12 persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në pasditen e 1 janarit në Cetinje të Malit të Zi teksa i dyshuari për vrasje të shumëfishtë dhe plagosje, Aco Martinoviç, ka tentuar të bëjë vetëvrasje dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Ndërkohë të paktën 15 të vdekur dhe 35 të plagosur nga sulmi terrorist në New Orlines të SHBA ku autori 42-vjeçar, hyri me kamion në mes të një turme njerëzish që po festonin ndërrimin e viteve.

Lidhur me këto ngjarje të rënda ka reaguar ministri i Jashtëm, Igli Hasani, i cili ka shpreh ngushëllime të thella dhe solidaritetin me komunitetet e prekura.
Zemërthyer për tragjeditë me humbje jetësh në Mal të Zi afër Cetinjes dhe në SHBA, në New Orleans. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për miqtë malazezë dhe amerikanë dhe për familjet e të gjitha viktimave.
Shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve dhe shprehim solidaritetin tonë me komunitetet e prekura nga këto akte të pakuptimta dhune, duke shpresuar për qëndrueshmëri dhe unitet përballë një dhimbjeje të tillë.



