Kriza energjetike në Kosovë/ Buzhala: Po importojmë më shumë se gjysmën e energjisë elektrike

Kriza energjetike në Kosovë/ Buzhala: Po importojmë më shumë se gjysmën e energjisë elektrike

Situata energjetike në Kosovë, e cila u trasua me një krizë në fund të muajit dhjetor të viti të kaluar, vazhdon të jetë pothuajse e njëjtë.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë me edicionin e lajmeve në MCN Tv, zëdhënësi i Kompanisë për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike, Kosovë z.Viktor Buzhala, tha se aktualisht situata vijon të mbetet në suaza të jonormales, meqë rreth 30 përqind e rrjetit është jashtë prodhimit.

“Dy javëshin e fundit situata është normalizuar. Po importojmë më shumë se gjysmën e energjisë elektrike, ku rreth 30 % është jashtë prodhimit, pasiqë ka defekt.

Sipas zëdhënësit të KEDS, aktualisht nuk ka rritje të tarifave të çmimit, pasiqë Kosova vazhdon të ketë tarifat më të ulëta në rajon.

“Jo aktualisht nuk ka rritje të çmimit kemi bërë kërkesën për shqyrtim të tarifave cka do të thotë se Kosova ka bindshëm tarifat më të ulëta në rajon. këtu s’ka lëvizur fare në këto 7-8 vite.

KEDS është duke i furnizuar, jemi duke bërë distribuimin dhe furnizimin e konsumatorit. Dihet që tashmë jemi në situatë emergjente kjo krizë është e importuar nga jashtë. Mbi 95% prodhohet nga një kompani p[publike në Kosovë. Ne e kemi çmimin e miratuar sepse jemi kompani të rregulluar ku ne e blejmë me 90 euro për kë kur në treg është 500 euro. Jemi kompani e rregulluar nuk operojmë në bazë të tregut.

Zëdhënësi Buzhala, foli edhe për protestat e organizuara nga një pjesë e qytetarëve për reduktimet e energjisë elektrike.

“Kosova ka rreth 1.8 mln qytetarë ndërsa në protestë kanë qenë 30 qytetarë çka do të thotë se është një numër simbolik dihet jemi në gjendje emergjente. Sa i përket çështjes së nacionalizimit të KEDS, ajo ka qenë më parë kompani nacionale që është menaxhuar aspak mirë. tani kufizimet përbejnë lajm, ndërkohë që kanë ndodhur çdo ditë të vitit, kur para tetë vitesh kjo situatë paraqitet për herë të parë dhe kompania operon në Kosovë dhe kemi të bëjmë me një kompani të distributorit të furnizuesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy