Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Malas në Mallakastër. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip “Mercedes Benz” dhe një “Reno Clio”.

Si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur tetë persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Fierit.

Burime pranë këtij spitali pohojnë se po monitorohet gjendja e të lenduarve të cilët ndodheshin në të dy automjetet. Pranë vendit të ngjarjes kanë mberritur efektivë të repartit zjarrfikës Mallakastër të cilët kanë ndihmuar të lënduarit të dalin nga automjetet. Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë mbërritur pranë vendit të aksidentit dhe po hetojnë për shkaqet e tij.

Njoftimi i policia: 

Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Malas, shtetasi E. Gj., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasur me automjetin tip "Renault" me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe gjashtë pasagjerët, A. Gj., 25 vjeçe, A. Gj., 23 vjeçe, dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 3 vjeç(pasagjerët e automjetit tip "Benz"); K. M., 30 vjeçe, C. R., 31 vjeç,  (pasagjerët e automjetit tip "Renault"), të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy