Në kërkim për prodhim e shitje narkotikësh, arrestohet 34-vjeçari

Në kërkim për prodhim e shitje narkotikësh, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar i cili ishte në kërkim për “prodhim dhe shitje narkotikësh”, në kuadër të “Tempulli 2”, ra në prangat e policisë.

Shtetasi me inicialet E.S., banues në Elbasan u arrestua në Kapshticë.

Në njoftim thuhet: “I kërkuar nga Policia e Elbasanit, në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli 2”,  kapet në PKK Kapshticë, 34-vjeçari. Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan ndaloi dhe vuri në pranga shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në Elbasan. Për këtë shtetas, Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".    34-vjeçari u ndalua në PKK Kapshticë, si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të punës me shërbimet e Policisë Kufitare të kësaj pike kalimi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy