
Një sasi gazi lotsjellës është hedhur gjatë festës së birrës në Korçë.
Gazi ëshë hedhur gjatë kohës kur në skenë po performonte këngëtari Goran Bregoviç.
Gazi ka krijuar panik te të pranishmit, të cilët janë shpërndarë për disa minuta.
Autorët janë dy të rinj që u shoqëruan nga policia.
Incidenti pason debatet e zhvilluara në rrjetet sociale prej më shumë se dy javësh lidhur me pjesëmarrjen e këngëtarit serb në festën e birrës.



