Kultivonin kanabis në Has/ Arrestohen babë e bir, në kërkim djali tjetër

Kultivonin kanabis në Has/ Arrestohen babë e bir, në kërkim djali tjetër

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Qafë Prush, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e bashkisë Has, në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

 

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në njësinë administrative Golaj, në territorin e fshatit Vlahën, policia konstatoi një numër të konsiderueshëm bimësh të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.

 

Si rezultat i veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë si autorë të dyshuar shtetasit Rr. U., 70 vjeç, dhe B. U., 34 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Vlahën. 

Ndërkohë, u shpall në kërkim edhe djali tjetër i 70-vjeçarit, shtetasi A. U., 44 vjeç.

 

Po ashtu, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Rr. S., 58 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Vlahën, i dyshuar për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

 

Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Kukës, me synim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy