
Është vetëdorëzuar në Policinë e Korçës 20-vjeçari shqiptar, që akuzohet për vrasjen e një 19-vjeçari në Selanik të Greqisë.
I riu shqiptar, Roxhers Demirazi, i shpallur në kërkim nga policia greke si i përfshirë në vrasjen e një të riu pak ditë më parë, ditën e sotme është paraqitur në ambientet e Komisariatit i shoqëruar dhe nga babai i tij, i cili pasi e ka lënë në ambientet e Komisariatit është larguar.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, ndodhet i shoqëruar shtetasi R. D., 19 vjeç, lindur në Selanik, banues në Korçë, i shpallur në kërkim nga Policia Greke, si i përfshirë në ngjarjen ku mbeti i vrarë shtetasi grek A. K., në Selanik, Greqi.
Ende nuk dihet se si do të procedohet për ekstradimin e tij. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur afër stadiumit të skuadrës “Aris” në Selanik, ku shqiptari vrau 19-vjeçarin Alqis Kambanu.



