Hyn për të ‘blerë’, por qetësisht merr një byzylyk floriri nga kutia e ekspozimit të bizhuterive dhe e fut në xhep.
Kjo eshte ajo që ka ndodhur në Gjirokastër, ku një burrë rreth 40 vjeç ka hyrë në një argjendari në qendër të qytetit në lagjen ‘18 shtatori’, i interesuar për të provuar disa byzylykë floriri.
Në një moment ku shitësja nuk ka patur mendjen ky i fundit ka arritur të marrë një byzylykë me vlerë rreth 1 milion lekë.
Ky veprim duket se nuk e ka vënë në siklet hajdutin, i cili pasi kryen vjedhjen, del i qetë nga dyqani, gjë e cila është fiksuar nga kamerat e sigurisë.
Pronarët e biznesit, pasi konstatuan vjedhjen kanë bërë denoncimin në polici, ndërkohë që deri më tani nuk është bërë i mundur identifikimi i personit.



