Një djalë i ri në Vlorë i cili lëvizte me pistoletë në brez, është vënë në prangat e policisë.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një person që lëvizte me armë zjarri në qytet, është organizuar puna për kapjen e tij.
Në lagjen “28 Nëntori”, shërbimet e policisë lokalizuan të dyshuarin E. M., dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tij, i gjetën në brez, një pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, E. M., 21 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.



