Iu dha me qira dy vietnamezeve apartamentin në Berat për të ushtruar prostitucion, arrestohen të tre

Iu dha me qira dy vietnamezeve apartamentin në Berat për të ushtruar prostitucion, arrestohen të tre

“Kontakti” u kodua një operacion i policisë së Beratit gjatë të cilit u arrestua një person i cili iu dha me qira, apartamentin e tij në lagjen “30 Vjetori”, dy vietnamezeve, për të ushtruar prostitucion, të cilat gjithashtu ranë në pranga.

Si rezultat i një hetimi të kryer për rreth një javë, me metoda proaktive, për goditjen e një rasti të qiramarrjes së ambientit, për të ushtruar prostitucion, në kuadër të operacionit “Kontakti”, u vunë në pranga shtetasi Xh. S., 31 vjeç, banues në Berat (i dënuar më parë, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”, si dhe shtetaset vietnameze Th. D., 39 vjeçe dhe Th.(Th.) D., 39 vjeçe.

Nga hetimet rezultoi se 31-vjeçari iu kishte dhënë me qira, dy vietnamezeve, apartamentin e tij në lagjen “30 Vjetori”, në të cilin ato ushtronin prostitucion.

Aktualisht vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy