Kalon për gjykim dosja e ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës

Kalon për gjykim dosja e ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të kaluar në gjykim dosjen ndaj ish-krebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla.

Togat e zeza pranuan gjithashtu kërkesën e avokatëve për gjykim të zakonshëm. Akuza ndaj tij u ngrit pasi në media u transmetuan regjistrime bisedash për favorizime në këmbim të votës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Rasti u denoncua më 4 mars, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, ku Memolla i kërkonte një punonjësi të OSSHEE që të mos i ndërpriste dritat një familjeje debitore sa t’i merrte votat, e madje i konfirmonte se do ia kryente vetë ai një muaj pagese, e do të ndërhynte tek drejtorët e OSHEE-së që të mos penalizonin punonjësit që kryenin këto favorizime sa të kalonin zgjedhjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy