
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shirokë-Shkodër.
Shtetasja E. M., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin S. Rr., i cili lëvizte me biçikletë.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi S. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



