Asgjësohen rreth 800 rrënjë kanabis në Lezhë, arrestohet një person, në kërkim vëllai i tij

Asgjësohen rreth 800 rrënjë kanabis në Lezhë, arrestohet një person, në kërkim vëllai i tij

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në Lezhë, duke asgjësuar rreth 800 fidanë kanabisi në kubikë duke vënë në pranga një person dhe shpallur në kërkim vëllain e tij.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në të gjithë qarkun dhe i hetimeve me metoda proaktive, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar, të koduar “Territor i pastër”, strukturat e DVP Lezhë kanë goditur dy raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë zbuluar në pyllin e fshatit Gëziq, një hapësirë që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike. Në këtë ambient u gjetën 500 fidanë kanabisi në kubikë, gati për t’u kultivuar në tokë, të cilët u asgjësuan nga policia.

Drupal Ad

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u identifikuan 2 autorët e dyshuar, shtetasit Mariglen Gjeta, 35 vjeç dhe P. Gjeta, 32 vjeç vëllezër, të dy banues në fshatin Gëziq.

Shtetasi Mariglen Gjeta u vu në pranga, ndërsa shtetasi P. Gj. u shpall në kërkim.

Gjithashtu, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin Gj. B., 63 vjeç, kryetar i fshatit Gëziq dhe për shtetasin P. Ç., 65 vjeç, specialist pyjesh për zonën e Gëziqit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë gjetur në territorin e fshatit Vinjoll, Kurbin, 288 bimë narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Vinjoll, shtetasin I. B., 52 vjeç dhe për shtetasin Mariglen Gjeta, 36 vjeç, inspektor pyjesh në fshatin Vinjoll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy