Selami Simsek padit institucionet shqiptare, iu refuzua kërkesa për azil

Selami Simsek padit institucionet shqiptare, iu refuzua kërkesa për azil

Shtetasi turk, Selami Simsek ka kallëzuar institucionet shqiptare, konkretisht Drejtorinë e Azilit dhe Komisionin Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, pranë Ministrisë së Bredshme, pasi iu refuzua kërkesa për azil.

Simsek kërkohet nga Turqia si pjesë e gylenistëve që kanë marrë pjesë në grushtin e shtetit që u zhvillua në vitin 2016.

Ai ka pretenduar se i rrezikohet jeta në Turqi, pasi shteti turk e konsideron si mbështetës të Fetullah Gylenit.

“Këtë kërkesë e paraqes pranë zyrës së Kufirit dhe Migracionit Tiranë, që të fillojë procedura në emrin tim sa më shpejt të jetë e mundur, për azil. Këtë kërkesë e paraqes për shkak se në Turqi, shteti mendon që unë jam anëtar i Lëvizjes Gulen, dhe mendoj se atje mund t’i nënshtrohem veprimeve keqtrajtuese”, shkruante Simsek, në letrën drejtuar autoriteteve shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy