Gjykata Speciale lë në paraburgim dy krerët e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së

Gjykata Speciale lë në paraburgim dy krerët e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së

Gjykata Speciale ka marrë vendim që t’i lë në paraburgim dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Gjykatësi Nicolas Guillou në vendim, ka konstatuar se vazhdimi i paraburgimit ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt është i nevojshëm.

 “Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se ndalimi i z. Gucati është i nevojshëm dhe proporcional në rrethanat aktuale”, thuhet në vendim.

Guillou ka kërkuar nga palët që deri më 1 shkurt të dërgojnë parashtresat e tyre për lirim me kusht.

Mbrojtja e Gucatit kishte propozuar tri kushte për lirimin e kryetarit të OVL-së së UÇK-së nga paraburgimi. Kushti i parë ishte që ai të mos hyjë në Prishtinë, i dyti ishte që ai të ketë vetëm një pajisje elektronike për komunikim ku do të kishte qasje edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe kushti i tretë ishte që ai të jetonte jashtë Kosovës. Mbrojtja ofronte që Gucati të banonte në një shtet të tretë, në ndonjë shtëpi të ndonjë të afërmi.

Ndërkaq mbrojtja e Nasim Haradinajt kishte propozuar më shumë kushte. Aty përfshiheshin dorëzimi i pasaportës dhe ndalimi për ta lëshuar Kosovës përveç paraqitjeve në Gjykatën Speciale, të mos e ndërrojë venbanimin, çdo pajisje e tij komunikimi të jetë e lidhur me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të raportojë në ndonjë stacion lokal policor, të përmbahet nga kontakti me Hysni Gucatin dhe të mos komunikojë me media.

Megjithatë, Gjykata Speciale i ka hedhur poshtë të gjitha këto ‘garanci’ dhe ka vendosur t’ua vazhdojë atyre paraburgimin. Vendimi është marrë më 24 dhjetor 2020.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy