Dogana e Kakavijës dhe ajo e Durrësit kanë bllokuar mbi 5 mijë palë atlete, të cilat dyshohet se janë false dhe shkelin të drejtat e markave të njohura. Përfaqësues të Pro Export Albania kërkojnë ndalimin e këtij fenomeni që sipas tyre është i hershëm dhe në të njëjtën kohë dëmton prodhuesit.



