
Një rrobaqepsi është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në rrugën “Budi” në Tiranë. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa rrobaqepsia mësohet se është në pronësi të shtetasit E. Sh., 37-vjeç.
Shërbimet e forcave zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



