
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është arrestuar nga Policia e Kosovës, raportojnë mediat në Kosovë.
Molliqaj, së bashku me disa nga anëtarët e Partisë Socialdemokrate, ishin pjesë e protestës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përgjatë protestës ai ka kritikuar ekzekutivin për vendosjen e policisë para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Arrestimi i tij erdhi pasi u pezullua seanca e Kuvendit të Kosovës.
Pas arrestimit të Dardan Molliqajt nga Policia e Kosovës, tani është prangosur edhe Frashër Krasniqi bashkë anëtarin e PSD-së, Zgjim Hyseni.
Ndryshe një ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një fletë arrest ndaj Molliqajt, pasi ai po akuzohet për sulm fizik ndaj deputetit Haki Abazit.



