Babë e birë janë arrestuar nga policia, pasi për motive të dobëta kanë kërcënuar një person me armë dhe më pas kanë kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë.
Sipas burimeve zyrtare të policisë në pranga kanë rënë shtetasit:
-Lulash Prekulaj, 57 vjeç, banues në Malësi të Madhe.
-David Prekulaj, 28 vjeç, banues në Malësi të Madhe.
Këta 2 shtetas dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri shtetasin F.D. si dhe kanë kundërshtuar me dhunë fizike punonjësit e policisë duke mos i lejuar që të kontrollojnë banesën e tyre.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.



