Apartamenti me qira i kthyer në vatër prostitucioni, arrestohen dy vajza të huaja në Durrës

Apartamenti me qira i kthyer në vatër prostitucioni, arrestohen dy vajza të huaja në Durrës

Zbulohet në Durrës një apartament i kthyer në qendër prostitucioni, duke vënë në pranga dy shtetase të huaja të cilat kishin marrë me qira apartamentin, për këtë qëllim. 

Gjatë operacionit policor të koduar “Storm 7” u zbulua në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetaset N. T., 34 vjeçe, banuese në Venezuelë dhe A. A., 24 vjeçe, banuese në Kolumbi, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, të cilat dyshohet se e kishin marrë me qira apartamentin, për ushtrim prostitucioni. 

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit M. A., A. A. dhe D. T. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, gjashtë celularë dhe dokumente identifikimi të shtetaseve të arrestuara. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy