Moti i keq godet veriun/ Druni: Pemë të rrëzuara në Shkodër, defekte në linjat elektrike në Pukë, Malësi të Madhe dhe Vaun e Dejës

Moti i keq godet veriun/ Druni: Pemë të rrëzuara në Shkodër, defekte në linjat elektrike në Pukë, Malësi të Madhe dhe Vaun e Dejës

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta ka shkaktuar dëme materiale dhe defekte të shumta në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në qarkun e Shkodrës dhe zonat përreth, raportoi për “MCN live” korrespondentja Bendis Druni.

 

Në qytetin e Shkodrës, stuhia e erës ka sjellë rrëzimin e disa pemëve, duke rrezikuar kalimtarët dhe qarkullimin e automjeteve. Konkretisht, pemë të rrëzuara janë evidentuar në lagjen “Kiras”, poashtu pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe në lagjen “Liria”, në afërsi të urës së Bunës. 

 

Ndërkohë, situatë problematike paraqitet edhe në Fushë-Arrëz, ku era e fortë ka dëmtuar çatinë dhe strukturën e shkollës 9-vjeçare të zonës, si dhe disa banesa private.

 

Defekte të shumta në linjat e transmetimit kanë lënë pa energji elektrike disa njësi administrative në veri si  në qytetin e Pukës dhe fshatrat përreth mbetën në errësirë që prej mbrëmjes së kaluar. 

 

Mëngjesin e sotëm, grupet e punës së OSHEE-së kanë ndërhyrë në terren, duke bërë riparimin e avarive dhe rikthimin gradual të furnizimit normal me energji për banorët.

 

Probleme me mungesën e energjisë elektrike raportohen edhe në Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës, ku ekipet teknike po punojnë për riparimin e dëmtimeve në rrjet dhe rikthimin e energjisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy