Macron: Forcat franceze kanë vrarë 33 militantë në Mali

Macron: Forcat franceze kanë vrarë 33 militantë në Mali

Forcat franceze kanë vrarë 33 militantë në Mali, në afërsi të kufirit me Mauritaninë, njoftoi sot presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

“Mëngjesin e sotëm, falë angazhimit të ushtarëve tanë dhe të forcave Barkhane, ishim në gjendje të neutralizojmë 33 terrorist, të marrim një të burgosur dhe të lirojmë dy shtetas të Malit, të cilët po mbaheshin pengje”, tha Macron.

Kjo vjen pasi 13 trupa franceze vdiqën në një përplasje me helikopterë në Mali në humbjen më të madhe një-ditore të jetës për ushtrinë e saj që nga vitet '80, raporton BBC.

Franca, një ish-fuqi kolonizuese, është vendi i vetëm perëndimor që ka prani të konsiderueshme ushtarake në Mali, ku po zhvillohen operacione kundër kryengritësve.

Komandanti i Ushtrisë franceze ka konfirmuar se ka vrarë 33 militantë, në operacionin që thuhet se u zhvillua gjatë natës, 150 kilometra nga kufiri me Mauritaninë, në qytetin Mopti të Malit.

Rreth 4500 trupa franceze shërbejnë si pjesë e Operacionit Barkhane në mbështetje të forcave të Mali, Mauritania, Nigeri, Burkina Faso dhe Çad.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy