Tenton të vrasë të dashurin e gruas, vetë e shfrytëzonte për prostitucion

Tenton të vrasë të dashurin e gruas, vetë e shfrytëzonte për prostitucion

Policia e Kukësit ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi ka tentuar të vrasë të dashurin e bashkëshortes së tij, një 23-vjeçare. Në pranga përfundoi Dorian Idrizaj, 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili për motive xhelozie tentoi të vriste të riun K.K., me një armë zjarri automatike.

Falë ndërhyrjes së policisë dhe me ndihmën edhe të banorëve të pallatit është bërë neutralizimi i shtetasit Dorian Idrizaj, si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit.

"Arrestimi i tij u bë pasi, shtetasi Dorian Idrizaj  ka shkuar në banesën e shtetasit  K.K., në lagjen Nr.1, Kukës, ku prej disa ditësh shtetasi K.K. bashkëjetonte me shtetasen E.A., (bashkëshortja e shtetasit Dorian Idrizaj), dhe pas një konfikti verbal mes të dyve, shtetasi Dorian Idrizaj  për motive xhelozie ka kanosur dhe  tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K.K.", sqaron policia. 

Nga të shtënat në ajër nuk ka asnjë person të lënduar. Në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor u sekuestrua arma e zjarrit tip automatik, 19 fishekë, si dhe 9 gëzhoja.

Gjithashtu, ndaj Idrizaj, u referuan materialet edhe  për veprën penale  “Shfrytëzim prostitucioni”, pasi dyshohet se në Kosovë, keqtrajtonte dhe shfrytëzonte për prostitucion në lokale nate bashkëshorten e tij, shtetasen E.A.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy